INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria nën pushtetin e shirave! Po temperaturat si do jenë?

Shqipëria nën pushtetin e shirave! Po temperaturat si do jenë?

Publikuar më: 09:14 09-04-2019

Edhe këtë të martë vendi do të jetë nën pushtetin e shiut dhe temperaturave të ulëta. Sipas raportimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, sot i gjithë territori i vendit do të ketë reshje shiu, ndërsa në qarqet Elbasan dhe Berat parashikohet që sasia e tyre të jetë më e madhe.

RESHJET
Sot priten reshjeve të dobëta, ndërsa në qarqet Elbasan dhe Berat ato priten të arrijnë deri mesatare. Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 11 / 14 °C
-në vendet e ulëta: 9 /12 °C
-në vendet malore: 3 / 9 °C

ERA
Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në disa raste deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.

Article Logic
Execution time: 0.0040481090545654