INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një dimër i vogël po na troket! Njihuni me motin…

Një dimër i vogël po na troket! Njihuni me motin…

Publikuar më: 10:50 04-04-2019

Moti do të marrë një tjetër kthesë. Të paktën sot dhe nesër ai do të përkeqësohet. Sipas të dhënave të sinoptikanëve Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të lartë atmosferik e cila do të ifluencojë dhe në territorin e Shqipërisë me mot pjesërisht të qëndrueshëm .

Sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare, ku në zonat malore nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 5 me larësi vale 1.5 –2 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 4/17°C
Zonat e ulëta 8/22°C
Zonat bregdetare 12/21°C

Moti të premten:
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rrreshje shiu në zonat perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 5 me larësi vale 1.5 –2 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 4/15°C
Zonat e ulëta 10/19°C
Zonat bregdetare 11/19°C

Article Logic
Execution time: 0.0037791728973389