INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nuk ndalin protestën as në shi! Arrestohen 4 studentë, që donin të ngrinin çadra[VIDEO]

Publikuar më: 14:31 14-12-2018

Studentët sot janë bashkuar të gjithë në një pikë, para godinës së kryeministrisë. Ata nuk u ndalën as nga shiu dhe këmbënguljen e Ramës për dialog dhe jo plotësim të kërkesave të tyre e quajnë të kotë. Një studentëve e kanë kaluar natën jashtë dhe nuk janë lejuar të ndezin as zjarr për t’u ngrohur. Madje nuk janë lejuar të ngrenë as çadra për të eleminuar disi temperaturat teje të ulëta. Një student për IN News tha se miq të tij një natë më parë u arrestuan.

“Nuk ka qeveria as njerëzillëk. Këtu është shumë ftohtë dhe zjarrin na i fikën, por zjarri ynë i brendshëm nuk do fiket kurrë. Donim të ngrinim çadra për t’u mbrojtur nga i ftohti, por nuk na lanë dhe 4 shokë i arrestuan,” tha një student.
Ndërsa studentë të tjerë vijojnë të shprehen me kurajo se askush nuk mund t’i përçajë apo thyer.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432