INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DËSHTON takimi i studentëve të Korçës me Rektorin: Do ikim në protestë...

DËSHTON takimi i studentëve të Korçës me Rektorin: Do ikim në protestë...

Publikuar më: 14:39 14-12-2018

Studentët e Universitetit të Korçës kanë braktisur mbledhjen e Senatit. Nervozizmi erdhi pas fjalimit të gjatë të Rektorit, që si duket më shumë i kishte mbledhur për tu bërë bilancin vjetor të arritjeve.

Rektori Ali Jashari u shpreh se ishin mbledhur për të folur hapur dhe troç me njëri-tjetrin. "Kërkesat e studentëve lidhen me ato që janë parashtruar në protestën e madhe. Ata që kanë përgjegjësi për zgjidhjen e tyre jemi ne. Problemi më i rëndë është tarifa. Ne nuk e kemi përfillur dhe zbatuar tarifën e vendosur nga VKM. Tarifa e shkollimit nga 2014 është 24 mije te reja. Janë përjashtuar nga tarifa 353 studentë dhe kanë përfituar bursë 600 studentë.

Studentët ndërhyrën dhe kërkuan të flasin për kërkesat dhe jo për bilancin vjetor të Universitetit.

"Ju lutem, më duket vetja si tek "Opinioni" me Ramën, i cili bën monolog" u shpreh studentja, teksa në rresht u larguan nga mbledhja.

Ata braktisën sallën e mbledhjes duke reaguar ashpër për praninë e mediave. Jashtë kamerave ata bëjnë të ditur mospranimin e dialogimit dhe rikthimin e tyre në protestë.

Article Logic
Execution time: 0.0044231414794922