INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxirrni çadrat/ Ditëve me diell po ju vjen fundi, ja si do të jetë MOTI deri në fund të javës

Nxirrni çadrat/ Ditëve me diell po ju vjen fundi, ja si do të jetë MOTI deri në fund të javës

Publikuar më: 10:02 02-04-2019

Kjo javë nuk duket se do të jetë me kohë të mirë sa i takon motit. Duke nisur nga pasditja e kësaj të marte do të kemi kushte të paqëndrueshme të motit në territor, njofton Meteoalb.

Reshjet e shiut do të jenë prezente jo vetëm gjatë javës por edhe në fundjavë.

Por temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë luhatje ato do të shkojnë nga 5-6°C mëngjesi deri në 24-25°C mesdita.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me reshje shiu të pakta në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me larësi vale0,5 –1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 5/19°C
Zonat e ulëta 6/23°C
Zonat bregdetare 9/22°C

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664