INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Surprizon moti përgjatë gjithë pranverës! Analizë e detajuar e Meteoalb për IN News[VIDEO]

Publikuar më: 14:36 25-03-2019

Moti këtë pranverë do të jetë plot surpriza! Temperaturat do të jenë tipike pranverore, por ajo që e bën më të veçantë nga pranvera e vitit 2018 është se rreshjet e shiut do të jenë pothuajse të papërfillshme. Sinoptikania pranë Meteoalb, Adiola Bani në një intervistë për IN News ka bërë një analizë të hollësishme, ku dhe thekson se vetëm në dy ditët në vijim do të kemi një mot jo të mirë.

“Muaji mars krahasuar me vitet e tjera është i thatë. Mesatarja e temperaturave është tipike e pranverës. Rrebeshe shiu afatshkurtra do ketë vetëm të martën dhe të mërkurën", sqaroi Adiola Bani për IN News.
Bani gjithashtu ka bërë dhe një parashikimim paraprak që lidhet me dy muajt e ardhshëm të pranverës.

Ç’mot do të kemi në prill dhe maj?
“Prilli dhe maji do të jenë muaj të thatë me rrebeshe të shkurta. Vlerat termike dhe në këto dy muaj do jenë tipike të pranverës. Veriu dhe veriperëndimi do të ketë erë të forte,” tha sinoptikania.

Article Logic
Execution time: 0.0054211616516113