INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset në ditët më të këqija, të zhytur në borxhe

Bizneset në ditët më të këqija, të zhytur në borxhe

Publikuar më: 10:07 02-04-2019

Një pjesë e madhe e bizneseve në vend janë në ditët e tyre më të “zeza”. Ata janë zhytur në borxhe. Borxhlinjve të këqij tek tatimet i janë shtuar edhe 4.361 biznese të reja në 8 muajt e fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nga qershori 2018 deri në fund të shkurtit 2019 lista e zezë e bizneseve borxhlinjve u zgjerua me 17%, duke arritur në total në rreth 24.5 mijë. 

Ndërsa qarqet më numrin më të madh të borxhlinjve janë Vlora dhe Tirana.
Po çfarë ndodh me këto biznese?
Sa herë që administrata tatimore konstaton se një tatimpagues nuk ka paguar plotësisht dhe në datën e caktuar detyrimet tatimore i dërgon, me postë rekomande, një njoftim me shkrim, ku kërkon pagesën e plotë të detyrimit tatimor. Për njoftimin dhe kërkesën për të paguar, zbatohen afatet dhe procedurat e parashikuara në Ligjin e Procedurës Tatimore.
Nëse tatimpaguesi nuk paguan detyrimin tatimor në datën e caktuar, nëpërmjet një urdhri me shkrim, të lëshuar nga drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve, i kërkohet çdo banke, ku tatimpaguesi ka llogari në emër të vet, të bllokojë shumat për llogari të tatimeve. Ndaj pasuritë e bizneseve që janë borxhlinj tek tatimet rrezikohen seriozisht.
Në stokun e borxhit të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe me 36%, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 28%, zëri të tjera me 22%, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 12% dhe TAP me 2%.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268