INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodra nën “shënjestrën” e policisë, sekuestrohen drogë dhe makina, 3 në pranga

Shkodra nën “shënjestrën” e policisë, sekuestrohen drogë dhe makina, 3 në pranga

Publikuar më: 10:15 02-04-2019

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 151 kg drogë dhe ka vënë në pranga tre persona, një nga Shkodra dhe dy nga Mali i Zi.

Gjatë operacionit policor, i koduar “Bardhaj”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. P., 25 vjeç, banues në Shkodër; R. B., 42 vjeç, banues në Danilograd, Mali i Zi; M. R., 36 vjeç, banues në Nikshiq, Mali i Zi.

Kapja dhe arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi nga kontrolli në brendësi të mjetit tip furgon “Volksëagen” me targa malazeze, i cili ishte futur në Shqipëri nëpërmjet PKK të Hanit të Hotit nga shtetasi R.B, u konstatuan 25 paketime polisteroli, 13 nga të cilat kishin brenda tyre lëndë narkotike të dyshuar marijuanë me peshë totale 151 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 automjete, 5 telefona celularë, 1 palë dylbi dhe një sasi eurosh. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Article Logic
Execution time: 0.0035932064056396