INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërndanin drogë, katër të arrestuar në Tiranë. Zbulohet harta e aktivitetit kriminal

Shpërndanin drogë, katër të arrestuar në Tiranë. Zbulohet harta e aktivitetit kriminal

Publikuar më: 11:21 20-03-2019

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën me heroinë dhe kanabis në Tiranë. Të arrestuarit shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet.

Gjatë operacionit të koduar “Qelqi” policia sekuestroi 1 kilogramë e 251 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, si dhe 19 doza të dyshuara Heroinë dhe arrestoi në flagrancë shtetasit me iniciale:

-E. Xh., 26 vjeç, banues në Tiranë
-S. D., 24 vjeç, banues në Tiranë
-A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këto tre shtetas udhëtonin, policia gjeti një sasi prej 1 kilogramë e 251 gramë Cannabis Sativa.

Këta persona kishin si qëllim nxjerrjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit,”-raportoi policia. Ata udhëtonin me automjet të marrë me qira për të shmangur dyshimet e policisë. Në prangat e uniformave blu ra edhe 55-vjeçari me iniciale B. V., banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

“Policia dispononte informacione se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike të drogërave të forta, kryesisht heroinë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe rrugës së “Qelqit”. Lëndën narkotike ky shtetas e siguronte nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre,”-raporton policia. 

Article Logic
Execution time: 0.0036988258361816