INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drogë çokollatë, sekuestrohen 21 kg në Durrës, 5 në pranga

Drogë çokollatë, sekuestrohen 21 kg në Durrës, 5 në pranga

Publikuar më: 11:41 14-03-2019

Një sasi e konsiderueshme droge në formë cokollate rreth 21 kg, kokainë dhe armë janë sekuestruar nga policia e Durrësit këtë të enjte.

Blutë e Durrësit njoftojnë se kanë vënë në pranga 5 shtetas të cilët po transportonin 21 kilogram lëndë narkotike, edhe kjo e maskuar në formë çokollatë.

“Këta shtetas gjatë operacionit u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit me një sasi prej 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate,(Cannabais Sativa), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash”, sqaron policia.

Të arrestuarit janë:
A.Ç., 53 vjeç,
G.K., 38 vjeç,
I.K. 50 vjeç,
R.K. 25 vjeç,
L.Y., 47 vjeç, banues në Lushnje.

Sipas Uniformave Blu, vazhdon ende puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikeve, kryer në bashkëpunim”’, thekson Policia.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443