INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapen me 31 kg drogë, babë e bir në pranga, ku e fshihnin lëndën narkotike [VIDEO]

Kapen me 31 kg drogë, babë e bir në pranga, ku e fshihnin lëndën narkotike [VIDEO]

Publikuar më: 12:30 12-03-2019

Një operacion antidrogë i koduar “Lënginas” ka sekuestruar 31 kilogramë kanabis sativa, duke vënë në pranga babë e bir.

Gjatë operacionit u arrestuan B.G., 51 vjeç dhe djali i tij A.G., 27 vjeç, banues në Patos.

Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415