INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në një biznes fason, Rama jeton në një tjetër botë

Basha në një biznes fason, Rama jeton në një tjetër botë

Publikuar më: 12:44 12-03-2019

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar pushim për gratë e punësuara në një biznes fason në Korçë që të shtunën të vijnë në protestën e Tiranë. Gjatë këtij takimi Basha tha se protesta e 16 marsit bëhet për të kthyer një raport mes qeverisë dhe qytetarit. “Prandaj ka ardhur koha për një ndryshim të madh. T'i lidhim me njëra-tjetrën këto hallka të zinxhirit, se sot nuk janë të lidhura. Në tjetër botë jeton Edi Rama me ministrat e tij, në tjetër botë jetojnë shumica e shqiptarëve. Ai në qiell me chartera, në luks, shqiptarët nuk paguajnë dot biletën e autobusit. Gjithë paratë shkojnë për ushqim, pra për mbijetese. Që ti japim fund kësaj duhet të kthejmë të njëjtin raport mes qeverisë dhe qytetarit si në familje, mes prindërit dhe fëmijëve. Ju bëj thirrje ti bashkoheni protestës për të sjellë një ndryshim", tha Basha. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719