INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Zv/ministrja e Shëndetësisë në krah të mjekëve: Dhuna është barbari [VIDEO]

KafeIN/Zv/ministrja e Shëndetësisë në krah të mjekëve: Dhuna është barbari [VIDEO]

Publikuar më: 12:50 12-03-2019

Ministria e Shëndetësisë ka mbështetur protestën e mjekëve të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë që u mbajt sot në ambientet e spitalit.

Në një lidhje telefonike në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se dhuna ndaj bluzave të bardha duhet dënuar nga të gjithë qytetarët.

“Çdo formë dhune është e patolerueshme. Dhuna ndaj mjekëve duhet dënuar nga e gjithë shoqëria. Mjeku ka një mision fisnik për të shpëtuar jetë, ndaj dhuna ndaj tij është barbari”, tha zv/ministrja Rakacolli.

E pyetur nga moderatori Flavio Qarri, zv/ministrja Rakacolli tha se ministria e Shëndetësisë ka propozuar ashpërsimin e ndëshkimeve në kodin penal për dhunën ndaj bluzave të bardha.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031368732452393