INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Mimi Kodheli vlerëson deputetin Braçe: Unë jam supernënë, ai superdeputet! [VIDEO]

KafeIN/Mimi Kodheli vlerëson deputetin Braçe: Unë jam supernënë, ai superdeputet! [VIDEO]

Publikuar më: 12:58 12-03-2019

Ajo është një nga deputetet më karizmatike të mazhorancës. Por Mimi Kodheli nuk e quan veten superWoman.
Në një intervistë në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, zonja Kodheli e quajti veten supernënë, ndërsa ka rrëfyer pak nga jeta e saj si grua dhe nënë e një djali të rritur.
“Në PS ka gra shumë të mira por unë sjam më e mira. Unë jam supernënë, jo supergrua. Nëse më pyesni për deputetët, do vlerësoja Erion Braçen si superdeputet”, tha deputetja socialiste Mimi Kodheli.
E pyetur për situatën politike, zonja Kodheli tha se qeveria është në punë dhe do vijojë të jetë deri në fund të mandatit. 

“E kam thënë dhe një një intervistë televizive, një ditë më parë, ndonëse fjalët e mia u deformuan nga portalet, që qeveria duhet të ndjejë përgjegjësi për të gjitha situatat e krijuara në vend, por problemi është që qeveria nuk është aktori dhe faktori i vetëm i jetës politike. Patjetër që qeveria ndjen dhe ka përgjegjësitë e veta”, tha deputetja e PS, Mimi Kodheli. Deputetja socialiste ka dhënë opinionin e saj dhe për ngjarjen e ndodhur pranë gjimnazit "Petro Nini", ku disa banorë që u rrezikohej shembja e shtëpisë, u konfrontuan me policinë dhe përmbaruesit. "E kam thënë dhe në rastet e tjera të kësaj natyre, që policia duhet të jetë në krahun e qytetarit", tha deputetja Kodheli.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436