INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Obeziteti, ADN-ja përcakton se ku shpërndahen kilet

Obeziteti, ADN-ja përcakton se ku shpërndahen kilet

Publikuar më: 12:24 12-03-2019

Nëse po mendoni se përse shtoni kile vetëm në disa pjesë të trupit duhet të dini se është pikërisht ADN-ja juaja ajo e cila vendos sesi do të shpërndahen kilet e tepërta në organizëm.

Një këtë përfundim kanë arritur 275 specialistë të cilët shpresojnë se me një zbulim të tillë do të kenë më shumë mundësi të kënë njohuri në luftën kundër obezitetit dhe sëmundje të tjera të lidhura me të si përshembull patologjitë kardiovaskulare dhe diabeti.

Grupi i mjekëve arriti të identifikonte 24 pjesë të ADN-së, 9 prej të cilave ishin të rralla të cilat kanë tendencën të grumbullojnë yndyrnat në pjesën e belit.

Këto pjesë të ADN-së nënvizojnë specialistët i shtohen 49 zonave tashmë të identifikuara për rolin që luajnë në shpërndarjen e dhjamit në të gjithë trupin.

Por zonat e reja predispozojnë një marrëdhënie midis belit dhe pjesës më të lartë se norma, pra këto zona tentojnë të grumbullojnë yndyrnat në pjesën abdominale.

Kërkuesit shprehen se për herë të parë janë në gjendje të kuptojnë mënyrën sesi variacionet gjenetike ndikojnë në shpërndarjen e kileve.

Sipas tyre këto variacione janë të rralla por efektet që kanë tek njerëzit janë të mëdha.

Për më tepër shpjegojnë ekspertët duke kuptuar bazat gjenetike të obezitetit mund të kuptohen më mirë sëmundje të tilla si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare ku pesha luan një rol të rëndësishëm.

Article Logic
Execution time: 0.00313401222229