INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish drogë në kufi me Greqinë, arrestohen dy shqiptarë [VIDEO]

Sërish drogë në kufi me Greqinë, arrestohen dy shqiptarë [VIDEO]

Publikuar më: 18:45 25-02-2019

Një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike është goditur nga policia greke në zonën e Artës.

Media greke bën me dije se dy shqiptarë që po transportonin 56 kg drogë nëpërmjet kufirit të gjelbër janë arrestuar.

Policia ka ndaluar automjetin që transportonte marijuanën në Agio Dimitri, teksa brenda mjetit u gjendën 53 pako me drogë.

Në pranga përfunduan shqiptarët, përkatësisht 52 dhe 63 vjeç. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe dy celularë.

Article Logic
Execution time: 0.0033290386199951