INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tmerr në Tiranë, shkëputet ashensori i një pallati, lëndohet një 24-vjeçare

Tmerr në Tiranë, shkëputet ashensori i një pallati, lëndohet një 24-vjeçare

Publikuar më: 18:16 25-02-2019

Ngrihet sërish alarmi në lidhje me sigurinë e ashensorëve të pallateve në vendin tonë. Ditën e sotme është shkëputur ashensori i një pallati në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Ashensori ka rënë nga kati i katërt në të parin.

Mësohet se ka mbetur e plagosur një vajzë 24-vjeçe, e cila ndodhej brenda tij në momentin që ndodhi shkëputja.

Vajza është transportuar në spital.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627