INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia zbulon drogë brenda dy kamionëve! Arrestohen shoferët

Policia zbulon drogë brenda dy kamionëve! Arrestohen shoferët

Publikuar më: 22:27 13-02-2019

Policia ka pikasur një sasi të madhe droge brenda dy kamionëve. Mësohet se droga është kapur nga Anti-kontrabanda pak më parë në doganën e Kapshticës.

Sipas informacioneve të paraprake, sasia e drogës nuk qartësohet ende, por raportohet se dy kamionët po udhëtonin drejt Greqisë.

Ngarkesa primare e kamionëve ishin krundet, kurse droga ishte e fshehur mes tyre. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të dy shoferëve të kamionëve, Zija Hidri dhe Ardian Sako.

Article Logic
Execution time: 0.0031900405883789