INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët më të palumturit e Europës, Kosova surprizon

Shqiptarët më të palumturit e Europës, Kosova surprizon

Publikuar më: 11:04 20-03-2019

Parashikimi pesimistë për të ardhmen dhe preceptimi për nivel të lartë korrupsioni i bën shqiptarët popullin më të palumtur në Europë. 

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar indeksin e lumturisë 2019 ku Shqipëria është renditur në vendin e 107, përkrah vendeve të Afrikës dhe atyre me konflikte.
Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit, tregues për të cilët shqiptarët duket se rezultojnë më të pakënaqurit në rajon dhe Europë.
Renditja e Kosovës nga ana tjetër është më surprizuesja. Ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë, ata të Kosovës janë shumë më pozitivë dhe të lumtur me jetën e tyre. Nga 156 shtete në marra në studim, Kosova renditet në vendin e 46, përkrah vendeve të zhvilluara europiane.
Pas Kosovës në rajon është populli serb më i lumtur, duke u renditur në vendin e 70 dhe në 100-çen e parë përfshihet dhe Bullgaria

Vendet nordike vijojnë të jenë më të lumturat. Në renditjen e fundit, në vend të parë për të dytin vit radhazi është Finlanda, e ndjekur nga Danimarka, Norvegjia, Islanda, Holanda,Zvicra, Suedia, Zelanda e re, Kanadaja dhe dhjetëshen e mbyll Austria. Shtetet më të palumtura në botë janë Sudani i Jugut, Ruanda, Tanzania, Afganistani.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715