INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot dhe nesër në treg nuk do të ketë prodhime qumështi të freskëta

Sot dhe nesër në treg nuk do të ketë prodhime qumështi të freskëta

Publikuar më: 09:33 20-03-2019

Kompanitë agropërpunuese nisin sot bojkot dy ditor, nuk do furnizojnë tregun me prodhime të frekëta qumështi Sot dhe nesër kompanitë agropërpunuese më të mëdha në vend kanë njoftuar se do të përshkallzojnë më tej veprimet duke mos furnizuar tregun me produkte të freskëta bulmeti.

Sipas një deklarate zyrtare të Albanian Food Industry (AFI), kjo masë ekstreme po merret në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministrisa e Financave dhe Ekonomisë, teksa nga 1 janari TVSh e rimbursueshme u ul nga 20 në 6%. Kjo masë u kundërshtua fort nga agroindustria dhe duke filluar nga dita e djeshme, që pritet të vijojë edhe sot grumbulluesit dhe agropërpunuesit e Lushnjës, Beratit, Divjakës, Kuçovës, Gjirokastrës, Shkodrës e rretheve të tjera të vendit kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit.
“Këto akte demostruese vijnë si mbështetje e prodhuesve bujqësorë, kundër uljes së kompensimit të TVSH-së për fermerin, nga 20 – 6 përqind, pasi këto ndryshime ligjore do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendas duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cenuar sigurinë udhqimore”, thotë AFI.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0016260147094727