INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për të nxitur leximin, do të hiqet TVSH-ja e librave elektronikë

Për të nxitur leximin, do të hiqet TVSH-ja e librave elektronikë

Publikuar më: 10:16 26-11-2018

Për të nxitur më shumë leximin është hartuar një draft që sjell ndryshime në ligjin “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, ku përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar e-librat, apo libra që lexohen në platforma elektronike dhe jo në versionin tradicional letër. Draft ligji i nxjerrë për konsultim bën dy shtesa të rëndësishme. E para bëhet një shtesë pas nenit 18 që sanksionon marrjen e masave për përhapjen dhe nxitjen e leximit” Institucionet qendrore dhe organet e njësive të qeverisjes vendore, në bazë të rekomandimeve të Këshillit Kombëtar të Librit dhe të Nxitjes së Leximit, të përcjella nga ministri, marrin masat e nevojshme për përhapjen e librit dhe nxitjen e leximit” .
Neni 18/1 nënvizon se “furnizimi i shërbimeve të shtypshkronjave, shtëpive botuese, dhe materialet e ofruara në formën tradicionale dhe çdo formë tjetër elektronike të librit, pavarësisht përmbajtjes së tij, që mund të lexohet nëpërmjet pajisjeve të tjera ndihmëse përfshirë edhe platformat elektronike (e-libri), përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
Pra vetëm pas miratimit të ndryshimeve në ligjin e TVSH-së, mund të bëhet aplikimi i tyre ndërkohë që kalimi vetëm përmes ligjit “Për librin” nuk e plotëson dot i vetëm ciklin dhe nismën.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219