INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha me tregëtarët e vegjël në Kavajë. Tregojnë hallet e pafundme dhe xhepat bosh...[VIDEO]

Publikuar më: 10:50 13-04-2018

Kreu i PD, Lulzim Basha sot ka shkuar të takojë tregëtarët e vegjël të qytetit të Kavajës, që preken nga TVSH-ja. Ai dëgjoi nga ta shumë shqetësime me të cilat përballen, që nga mungesa e tregut të shitjes, ulja e numrit të blerësve deri tek taksat e papërballueshme, të cilat ju shtohen çdo vit. Madje një prej tyre nxorri dhe xhepat që i kishte bosh, pra pa asnjë qindarkë. Tregëtarët i thanë se mbi të gjitha TVSH-në se paguajnë dot. Kreu i të djathtëve theksoi tha se opozita është në krahun e tyre ndaj dhe po bën betejë të fortë politike me qeverinë si në parlament ashtu dhe në rrugë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

"Të vetmit që janë pro uljes së TVSH-së janë Qeveria dhe oligarkët. Oligarkët sepse me falimentimin e biznesit të vogël përfitojnë ata. Qeveria sepse do ta japë me koncesion."

 

Article Logic
Execution time: 0.0027868747711182