INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Luftë'' në kufirin SHBA-Meksikë

''Luftë'' në kufirin SHBA-Meksikë

Publikuar më: 10:08 26-11-2018

Policia amerikane ka lëshuar gaz lotsjellës nga kundër emigrantëve të ndaluar në kufirin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, në zonën mes Tijuanës dhe San Diegos.

Autoritetet amerikane, kishin mbyllur kufirin pas tentativës së mësymjes nga ana e një grupi emigrantësh që donte të futej me forcë në SHBA.
Një karvan prej rreth 3.000 emigrantësh nga vendet e Amerikës Qendrore kanë mbërritur tashmë në qytetin meksikan kufitar të Tijuanës. Ata pretendojnë se po i largohen persekutimit, varfërisë dhe dhunës në vendet e tyre, si Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori.
Por, presidenti Donald Trump e ka përshkruar karvanin e emigrantëve, që shpresojnë të kalojnë kufirin për të hyrë në SHBA si “pushtues”, ndaj dhe ka dërguar rreth 5.800 trupa në kufirin jugor, për t’ua vështirësuar kalimin atyre.
Të mërkurën, gjithsesi Mattis u tha gazetarëve se Departamenti i Sigurisë së Brendshme nuk ka kërkuar aspak që trupat të përdorin “forcë vdekjeprurëse”, duke garantuar kështu të gjithë që të qëndrojnë të pashqetësuar.
Ai theksoi se ushtarët të armatosur me shkopinj dhe mburoja mund të kenë tagrin të ndalojnë emigrantët për “disa minuta, as orë nuk bëhet fjalë”, por jo autoritetin për t’i arrestuar ata.
“Nëse dikush sulmon një patrullues kufitar dhe nëse gjendemi në pozicionin për të bërë diçka për atë, sigurisht që do t’i ndalim ata nga ushtrimi i dhunës dhe do t’i dorëzojmë më pas te patrulluesit kufitarë, të cilët kanë edhe tagrin për t’i arrestuar”, tha Mattis.

Article Logic
Execution time: 0.0021939277648926