INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si Maradona i motivoi të tijtë, fjalimi ku më pas u shënuan 4 gola

Ja si Maradona i motivoi të tijtë, fjalimi ku më pas u shënuan 4 gola

Publikuar më: 16:11 20-09-2018

Legjenda e Argjentinës Diego Maradona bëri debutimin e tij si trajner i skuadrës meksikane Dorados de Sinaloa në ndeshjen ndaj Cafetaleros de Tapachula. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim pa gola, e ndërsa në fraksionin e dytë, djemtë e Maradonës erdhën më të karikuar dhe më të vendosur për të fituar këtë takim dhe kështu ndodhi. J

o një, as dy, por plot katër gola…Mesa duket fjalimi motivues i 57-vjeçari, i cili fliste me superlativa për lojtarët e tij, ndikoi që kjo ndeshje të mbyllej me një rezultat pozitiv për Dorados.

“Kam takuar disa djem që duan të punojnë, të cilët dëshirojnë të ecin përpara. Unë e shoh atë në sytë tuaj, në fytyrat tuaja dhe kjo gjë më ngushëllon. Ne nuk e njihnim njëri-tjetrin dhe në një javë duhej të krijonim diçka, jo miqësi, por një shoqëri të mirë dhe e arritëm. Këtu askush nuk e ka të sigurt vendin e tij pasi çdo prekje topi është vendimtare, sepse kur i shohim materialet filmike themi “pse nuk e kapa atë top”. Jo, djema, duhet të shkoni pas tij”, - dëgjohet teksa thotë Maradona.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553