INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një mur i rrezikshëm mes SHBA dhe Meksikës! Ja pse...

Një mur i rrezikshëm mes SHBA dhe Meksikës! Ja pse...

Publikuar më: 09:43 24-09-2018

Ka nisur në SHBA ndërtimi i murit të ri në kufi me Meksikën. Presidenti amerikan, Donald Trump e ka kërkuar ndërtimin e tij për të ndaluar emigracionin e paautorizuar, që për të do të thotë kërcënim i sigurisë.
Seksioni i ri do të zëvendësojë atë ekzistuesin në rrugën mes El Paso, në Teksas, dhe Ciudad Juarez të Meksikës.
Presidenti Turmp ka urdhëruar që të ndërtohet një barrierë fizike që nuk prishet dhe nuk kalohet, pavarësisht se pjesa më e madhe e kufirit përbëhet nga gardhe dhe pengesa të tjera.
Ndërtimi i barrierave sipas shkencëtarëve vë në rrezik ekzistencën e mbi një mijë specieve dhe kafshëve.
Kongresi amerikan ka aprovuar deri tani një fond prej 1.6 miliardë dollar nga 25 miliardë që Trump ka kërkuar për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117