INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat në Shqipëri, Mal të Zi e Serbi, Brukseli tregon çfarë nuk mund të bëjë

Protestat në Shqipëri, Mal të Zi e Serbi, Brukseli tregon çfarë nuk mund të bëjë

Publikuar më: 10:24 20-03-2019

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn deklaroi dje në Bruksel se mbështet plotësisht të drejtën e protestave dhe lirinë e shprehjes në Ballkanin Perendimor, mirëpo tha se e “dënon dhe është e papranueshme çdo lloj i dhunës”.

Ai i porositi vendet e rajonin se, “ndryshimet politike mund të bëhen vetëm përmes proceseve demokratike”, përfshirë zgjedhjet dhe se Bashkimi Evropian nuk do të jetë arbitër në atë se kush do të jetë në pushtet.
“Ata që kërkojnë prej nesh që të sigurojmë diku sundimin e ligjit, janë të njëjtit që besojnë se ne mund të hyjmë si forcë ushtarake të përjashtojmë qeverinë aktuale dhe të zëvëndësojmë atë me një tjetër. Ne nuk e kuptojmë kështu sundimin e ligjit, demokracinë dhe transparencën”, tha komisionari Hahn.
Në emër të institucioneve të Brukselit, ai u zotua se do të vazhdojnë të mbrojnë parimet evropiane, por e refuzoi dhunën si një mjet politik.
Komesionari për Zgjerim, Johanes Hahn së bashku me përfaqësuesen e lartë, Federica Mogherini takuan në Bruksel kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Shefja e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, theksoi se shembulli i Maqedonisë së Veriut duhet të shërbejë si një motiv për vendet tjera në rajon.
Disa vende të Ballkanit: Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, janë përfshirë nga protestat anti-qeveritare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555