INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh? Të huajt ‘zaptojnë’ Shqipërinë! [FOTO]

Publikuar më: 11:59 23-04-2018

Jo vetëm po largohen nga Shqipëri qytetarët shqiptarë. Trendi për 2018 ka ndryshuar. Të huajt po preferojnë të vijnë në vendin tonë. Sipas të dhënave të fundit vërehet se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një vend i preferuar për të huajt, si për turizëm ashtu dhe për vizita pune, apo për biznes, madje edhe për shërbime mjekësore. Sipas statistikave të INSTAT, në tre muajt e parë të vitit kanë hyrë 677 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 12.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vend të parë vijojnë të qëndrojnë shtetasit nga Kosova. Sipas INSTAT, në tre muajt e parë të vitit kanë hyrë 226 mijë shtetas nga ky vend, me një rritje prej rreth 12%. 

Por dhe fqinjët tanë jugorë por preferojnë të vijnë në Shqipëri, duke u renditur të dytët për nga numri i vizitorëve në vendin tonë. Sipas të dhënave thuhet se në Shqipëri kanë hyrë rreth 61 mijë shtetas greke në janar-mars, me një rritje prej gati 19% me bazë vjetore.

Në vend të tretë janë maqedonasit, me rritje 14% për tre mujorin, por që i dedikohet kryesisht janarit, pasi në shkurt dhe mars numri i tyre ka qenë në rënie.

Një tjetër tendencë është rritja e hyrjeve nga shtetasit e Malit të Zi. Ata kanë filluar të preferojnë Shqipërinë., duke u renditur të katërtit, me rreth 75 mijë hyrje, por që i dedikohet janarit, pasi në shkurt e mars ata kanë rezultuar me rënie.

Për Italianët, Shqipëria fqinjë është “zbulimi” i radhës, pasi që vitin e kaluar u konstatua një rritje e fluksit të tyre, e nxitur edhe nga mediat përtej detit që shkruan për bukuritë e natyrës dhe plazheve shqiptare. Edhe këtë vit numri i tyre pritet të jetë i lartë, pasi ka hyrë dh agjencia Alpi Tours. Sipas operatorëve turistikë, preferencat e italianëve janë për jugun e vendit. Për tre muajt e parë të vitit, në Shqipëri kanë hyrë 56 mijë shtetas italianë, me rritje prej 12.3%.

tabele_e_instat.png

Çfarë po ndodh? Të huajt ‘zaptojnë’ Shqipërinë!

Article Logic
Execution time: 0.004371166229248