INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk thanë! Einxhel Shkira përlotet teksa flet për “sherrin” me Stresin, zbulon mesazhin prekës nga e ëma!

Çfarë nuk thanë! Einxhel Shkira përlotet teksa flet për “sherrin” me Stresin, zbulon mesazhin prekës nga e ëma!

Publikuar më: 21:34 18-12-2020

Javën e kaluar, përplasja virtuale mes Einxhel Shkirës dhe Stresit bëri xhiron e rrjetit. Gjithçka nisi kur Eixhel shprehu qëndrimin e saj për protestën në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Moderatorja ishte kundër dhunës në protestë, dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak reperit, Stresit. Moderatorja ka folur dje për këtë ngjarje, duke thënë tek “Ftesë në 5” se familjarët e saj janë prekur shumë.

“Unë mund të isha një person depresiv dhe nga gjithë ajo që ndodhi mund të kisha pirë dy kokrra, kisha vrarë veten dhe hajde pastaj si do e zgjidhim? Për kë do dilnim pastaj në protestë? Për një person që ia shkatërruan jetën virtualisht? Vetë ne apo ata që e bënë këtë gjë janë çdo ditë kriminelë. Nuk janë ata më të mirë se polici që vrau Klodianin,”- u shpreh Shkira.

Sakaq, gjatë bisedës, ajo tregoi se ka marrë një mesazh prekës edhe nga e ëma, e cila i shkruante të mos merrej më me asgjë dhe të qëndronte e qetë. Teksa lexonte mesazhin e të ëmës ajo u përlot në studio.

“Siç është gjynah babai i atij djalit që vdiq, është gjynah edhe mamaja ime. Mesazhi që më ka shkruar ka qenë :

‘Einxhel. të lutem mami mos u merr më me këto gjëra. Shiko jetën tënde. Mos komento më asgjë, është hera e fundit. Dhe në emisione të tjera, të bëjnë çfarë të duan, ti nuk do shkosh, nuk do të thuash më asgjë.

Të lutem, mos u merr me asnjë. Ti je vajzë e zgjuar, ndaj të lutem, se njerëzit po merren me ty duke thënë gjëra shumë të rënda. Ty të lutem mami, sepse zemra nuk duron dot më’”.

Article Logic
Execution time: 0.0041120052337646