INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rindizet sherri? Einxhel Shkira ironizon keq Oriola Marashin pas fotove seksi: Është në modë ky sport…[FOTO]

Rindizet sherri? Einxhel Shkira ironizon keq Oriola Marashin pas fotove seksi: Është në modë ky sport…[FOTO]

Publikuar më: 12:32 08-01-2020

Prej disa kohësh tashmë është bërë publik sherri midis Einxhel Shkirës, Oriola Marashit dhe Kejvina Kthellës. Disa ditë më parë, Einxhel e ftuar tek “Rudina”, u shpreh se mbështeste femrat dhe i ka falur dy modelet. Pas kësaj deklarate, kanë reaguar dy vajzat, ku Kejvina u shpreh se Einxhel ndërhyri tek projekti i saj që t’i prishte punë, ndërsa Oriola e quajti fallco.

“U lodha me femrat që gjoja i bëjnë jehonë “fuqizimit të fermave” ndërkohë që sulmojnë femra të tjera. Je aq false për fuqizimin e femrave saqë është e shpifur ta shohësh. Oh zemër qepe!”, shkroi Oriola. Por së fundmi, një fans i Einxhel i ka dërguar asaj një artikull ku listoheshin VIP-at shqiptare që kishin pozuar në borë me bikini. Në këtë mesazh, fansi shkruante se moderatorja e kishte bërë këtë pozë para të gjithave. Këtu Einxhel ka komentuar me nota ironizuese se ajo e ktheu këtë pozë në modë. “Mesa duket s’paska qenë aq e gabuar përderisa tani është në modë ky sport”, shkruan Einxheli.

DEBOER.jpg

INJOR.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040857791900635