INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Biznesmeni i arrestuar me 800 mijë euro kishte dy patenta të Tahirit, policia e fshehu

Basha: Biznesmeni i arrestuar me 800 mijë euro kishte dy patenta të Tahirit, policia e fshehu

Publikuar më: 18:22 03-11-2017

Në një postim në rrjetin social facebook, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncon se një shtetasi në Elbasan të arrestuar nga policia i janë sekuestruar 800 mijë euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim automjeti në emër të Saimir Tahirit. Por sipas kryedemokratit një fakt i tillë nuk është bërë publik në media.

Basha kërkon që prokuroria të hetojë e të mos shmang nga përgjegjësia autorët dhe urdhëruesit e këtij akti mafioz.

Ndërkohë policia para dy ditësh ka njoftuar se një biznesmen është arrestuar pasi drejtonte makinën pa patent si dhe iu bllokuan 800 mijë euro. Bëhet fjalë për 25 vjeçarin Orest Sota administrator i një firme private.

Postimi i Bashës:

Burime të sigurta informojnë se:
“Me date 01/11/2017 eshte arrestuar nga policia e Elbasanit shtetasi Orest Lefter Sota sepse nuk i ka ndaluar postbllokut te policise. Gjate kontrollit ne automjet i jane gjetur dhe sekuestruar 800 mije Euro dhe dy deshmi aftesie per drejtim automjeti ne emer te Saimir Tahirit. Ky rast nuk eshte bere publik ne njoftimet qe ben policia.”
Duke denuar ashpersisht fshehjen e kesaj ngjarje kriminale nga Haki Cako dhe Fatmir Xhafa me urdher te Edi Rames, i kerkoj prokurorise te hetoje e te mos shmange nga pergjegjesia autoret dhe urdheruesit e ketij akti mafioz.

Article Logic
Execution time: 0.0043590068817139