INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Hajdari sulmon Ramën: Mos akuzo BE për negociatat por Tahirin & Co

Rudina Hajdari sulmon Ramën: Mos akuzo BE për negociatat por Tahirin & Co

Publikuar më: 19:12 03-11-2017

Deputetja e re e Partisë Demokratike Rudina Hajdari akuzon kryeministrin Edi Rama për shkëputje nga realiteti. Sipas saj, kryeministri akuzon BE si fajtore për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë, në vend që të akuzojë Tahirin & Co. Për dëmin që i ka bërë vendit me drogën e krimin. Vajza e Azem Hajdarit ka postuar një shkrim në facebook duke u nisur nga konferenca ku diskutohet e ardhmja e Evropës Juglindore, e ku kryeministri Rama përballet me kryeministren serbe Barbiç.
“Çuditem se si media jonë nuk e ka mbuluar fare këtë konferencë të rëndësishme ku behet një debat midis KM #Rama dhe KM së Serbisë #AnaBrnabiç. Ata shkëmbejnë opinionet tyre mbi Bashkimin Europian, Kosovën dhe çështje të tjera të rëndësishme. Ajo që më bën përshtypje është se sa të shkëputur të dy janë nga realiteti”-shkruan deputetja e re. Pasi akuzon qeverinë Rama se është fajtore për mos hapjen e negociatave , për shkak të drogës e krimit të përhapur në vend që ka dëmtuar reputacionin/përparimin e Shqipërisë në çdo raport ndërkombëtare, Hajdari i përvishet edhe kryeministres serbe. “Kurse nga ana tjetër, kryeministrja e Serbisë, në tentativën e saj të gabuar për të krahasuar Kosovën me Katalonjën, Krimenë dhe vende të tjera që janë vetëshpallur të pavarura, nuk shpreh asnjë lloj përgjegjshmërie për rolin e Serbisë në luftën e Kosovës dhe deklaron me bindje se shtetet në rang ndërkombëtar duhet të zbatojnë ligjet ndërkombëtare”-analizon Hajdari. Sipas saj (Serbia nuk është në pozitë për të bërë një argument të tillë nga pikëpamja historike) dhe aq me tepër të mbroj Rusinë si një aleat të fortë të Serbisë që zbaton dhe respekton ligjet ndërkombëtare, duke injoruar fare rolin e Rusisë në Krime, Abkazi apo Osetinë Jugore që ka thyer çdo ligj ndërkombëtar.

Article Logic
Execution time: 0.0040988922119141