INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti demokrat thirrje popullit: Të shporrim Ramën

Deputeti demokrat thirrje popullit: Të shporrim Ramën

Publikuar më: 18:28 23-10-2017

Një ndër deputetët më të rinj të Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit të Ramës për të përjashtuar ish-ministrin Tahiri. Deputeti Klevis Balliu akuzon kryeministrin se po e përdorë këtë si fasadë ndërsa e konsideron sulmin ndaj Prokurorisë sit ë turpshëm.
Statusi i plotë Klevis Balliut
Të dashur bashkatdhetarë
IL CAPO DEI CAPI (Edvin Kristaq Rama) i del për zot Ushtarit
Vendimi i Partisë Socialiste për përjashtimin e Saimir Tahirit është i Turpshëm. Prokuroria nuk kërkon përjashtimin por arrestimin e veglës së Edi Ramës.
Ky vendim ishte një vendim fasadë, mbas një fjalim Fasade
Gjithashtu ishte një turp sulme që ju bënë Prokurorisë nga ky pseudo Kryeministër.
Por sot si asnjëherë tjetër u provua bashkëpunimi i Saimir Tahirit me IL CAPO DEI CAPI.
Të dashur shqiptarë dhe shqiptare, sot ju jetoni në varfëri për shkak se krimi zotëron institucionet e Shtetit.
I bëj thirrje çdo shqiptari të bashkohet në aksionet politike të Opozitës për të shporrur bandat e krimit nga vendi jonë.
Droga pasuron krimin, droga pasuron PS-në, droga pasuron Ramën dhe varfëron shqiptarët.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439