INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptari arrestohet mes tifozëve. Trafikonte drogë me vlerë 200 mijë euro

Shqiptari arrestohet mes tifozëve. Trafikonte drogë me vlerë 200 mijë euro

Publikuar më: 18:07 03-11-2017

Policia e San Martino arrestoi një shqiptar 40-vjeçar, pasi u kap me 93 kilogramë marihuanë. Policët tentuan ta kontrollonin , pasi njihej si shpërndarës droge, por janë gjendur në mes turmës së tifozëve që kërkonin të blinin bileta për ndeshjen Genoa dhe Sampdoria. Tifozët kishin mbushur zonës Marassi për të siguruar biletat e derbit të planifikuar që të mbahet nesër në mbrëmje në stadiumin Luigi Ferraris. Për ditë të tëra shqiptari ishte vrejtur nga policia duke kaluar nëpër këtë zonë. Pasi e mbikqyrën për tre ditë, policët zbuluan zonat që frekuentoheshin nga 40-vjeçari. Të enjten në mbrëmje e arrestuan ndërsa në një kuti u gjetën bidona të mbushur me drogë. Mahriuana ishte vendosur në qese plastike. Ajo që ka habitur policët italianë është fakti se nëse droga do të shitej në treg do të kapte vlerën e 200 mijë eurove. Shqiptari i arrestuar edhe më parë për të njëjtin krim u dërgua në burgun e Marassit.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215