INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, pranga taksistit shqiptar që përdhunonte vajzat

Itali, pranga taksistit shqiptar që përdhunonte vajzat

Publikuar më: 19:41 22-01-2018

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Milanos pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë seksuale ndaj dy vajzave.

Ai është identifikuar falë një detaji që ndodhej në automjetin e tij, një zemër e madhe e kuqe prej stofi e varur në pasqyrën e brendshme të makinës.

Sipas asaj që raportojnë sot mediat italiane, hetuesit kanë vërejtur objektin në imazhet e filmuara nga një telefon celular i njërës prej dy viktimave, të cilat ndërsa shoqëroheshin në shtëpi me miqtë e tyre e kanë inkuadruar rastësisht.

Rasti i sulmeve seksuale ka qenë i ngjashëm në të dyja episodet. Shqiptari ndodhej jashtë diskotekës  dhe është ofruar t’i shoqëronte në shtëpi.

Në të dyja rastet 30-vjeçari ka përfituar nga gjendja gjysmë e dehur dhe lodhja e vajzave, duke i përdhunuar në makinë.

Prova që tregoi mbi të dyshuarin ishte kryerja e ADN-së: në trupat e vajzave janë individualizuar gjumë të të riut, pastaj të konfirmuara nga akuzat.

Hetuesit janë të bindur se bëhet fjalë për një përdhunues “serial”.

Article Logic
Execution time: 0.0040419101715088