INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutim mafioz në Ekuador. Vriten shqiptari dhe gruaja e tij

Ekzekutim mafioz në Ekuador. Vriten shqiptari dhe gruaja e tij

Publikuar më: 16:58 18-03-2018

Një shqiptar dhe gruaja e tij janë vrarë në Ekuador. Shtetasi i Malit të Zi Fadil Kaçaniq (64) dhe bashkëshortja e tij Fatima (63) janë vrarë në Ekuador, shkruan Portali RTCG. Ngjarja e rëndë është raportuar edhe nga policia. Portali “Eltelegrafo” shkruan se Kaçaniq është vrarë me të shtëna nga arma e zjarrit, gjersa bashkëshortja e tij është vrarë me goditje të sendit të fortë në kokë. Sipas informatave jozyrtare të medieve Kaçaniq u likuidua me tre plumba nga pistoleta. Mediet thonë se Kaçaniq për shkak të trafikut të lëndëve narkotike ishte disa vite në burg, gjersa ishte i akuzuar edhe për grabitje. Pak kohë më parë u lirua dhe po kryente dënimin me kusht. Në vendngjarje u gjetën gjurmët balistike dhe guri për të cilin dyshohet se është shfrytëzuar si armë, për ç’arsye dyshohet se viktimat janë vrarë te vendi ku u gjetën. Siç transmeton portali ekuadorian “Extra”, vrasësit u prezantuan si policë, duke treguar urdhër për kontroll. “Menduan se kanë kryer krim të përsosur, por i regjistruan kamerat e vendosura në pronë”, theksoi prokurori Viktor Gonzales. Gjenerali policor Marçelo Tobar theksoi se Kaçaniq kishte dosje kriminale për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, gjersa gruaja e vrarë punonte në aeroportin Zhoze Zhakin de Olmedo. Kjo nuk është vrasje e thjeshtë, dyshojmë në lidhshmërinë me krimin e organizuar”, tha ai, ndërsa transmeton portali ekuadorian “Extra”.

Article Logic
Execution time: 0.0038001537322998