INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU bllokon në Durrës 27 ton fileto pule me salmonelë, vinte nga Brazili

AKU bllokon në Durrës 27 ton fileto pule me salmonelë, vinte nga Brazili

Publikuar më: 10:06 18-08-2018

Një ngarkesë prej 27 ton mish fileto pule janë bllokuar nga AKU në Durrës pasi ka rezultuar se produkti ka patur prezencë salmonele.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi në kuadër të masave për kontroll efikas për sigurinë ushqimore.

AKU sqaron se pas analizimit të mostrave, ngarkesa me mish ka rezultuar me prezencë salmonelë.

“Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës. Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish.Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet”, thotë AKU.

Article Logic
Execution time: 0.0030801296234131