INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ceremonia në Genova, Marjusi dhe Admiri përcillen me flamurin shqiptar [FOTO]

Ceremonia në Genova, Marjusi dhe Admiri përcillen me flamurin shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 10:57 18-08-2018

Këtë të shtunë në Itali u zhvillua ceremonia mortore për viktimat që humbën jetën nga shembja e urës në Genova.

Pjesë e ceremonisë shtetërore janë 18 nga 41 viktimat pasi një pjesë e tyre janë përcjellë nga familjarët në ceremoni private një mënyrë për të shprehur zemërimin ndaj shtetit.

Mes 18 arkivoleve gjenden edhe ato të dy djemve shqiptarë që humbën jetën në lule të rinisë, të mbuluar me flamur shqiptar.

Presidenti italian Sergio Mattarella dhe Kryeministri Giuseppe Conte udhëheqin kortezhin e zisë.

Italia këtë të shtunë është e gjunjëzuar nga dhimbja dhe lotët. Ndërsa shumë prej familjarëve të viktimave kërkojnë drejtësi.

 

4.jpg

3.jpg

2.jpg

 

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783