INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis pelegrinazhi në Malin e Tomorit, policia merr masat, disa këshilla

Nis pelegrinazhi në Malin e Tomorit, policia merr masat, disa këshilla

Publikuar më: 09:59 18-08-2018

Të hënën nis pelegrinazhi në malin e Tomorit dhe policia e Beratit ka marrë masat për mbarëvajtjen e këtyre festimeve që zgjasin nga 19 deri më 25 gusht.

Shërbimet e policisë më të përqendruara do të jenë përgjatë akseve rrugore Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe, Poliçan -Çorovodë, Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit.

“Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorit”.

Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë si dhe janë vendosur tabela kufizuese për mjetet mbi 3.5 ton, gjithashtu janë marrë masa dhe për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve”, thotë policia e Beratit.

Autoritetet këshillojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, gjithashtu për drejtuesit e autoveturave këshillojmë se rruga më e përshtatshme për tu ngjitur në Malin e Tomorrit është aksi Poliçan-Çorovodë-Gjerbës-Teqe.

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652