INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet mes pyjeve ‘Mogli’, shihni sesi sillet i mbijetuari i fundit i tribusë në Amazonë [VIDEO]

Kapet mes pyjeve ‘Mogli’, shihni sesi sillet i mbijetuari i fundit i tribusë në Amazonë [VIDEO]

Publikuar më: 09:38 21-07-2018

I mbijetuari i fundit i një fisi në Amazonë është filmuar mes pyjeve nga agjensia braziliane e lajmeve.

Në fillim ai është fotografuar në vitin 1996 dhe më pas në 1998. Indigjeni jeton i vetëm në zemër të pyllit pa patur kontakte me asnjë prej 22 vitesh.

Indigjeni i fundit është i mbijetuari i vetëm i tribusë së izoluar dhe nuk ka patur asnjëherë kontakte me pjesën tjetër të botës.

Tribuja u shfaros në vitet 70 ’80 kur u pushtua edhe zona ku ata jetonin. Mendohet se indigjeni ka humbur 5 shokët e fundit në vitin 1995 të vrarë nga bujqit.

Në videon e regjistruar ku indigjeni mendohet se është 50 vjec ai duket teksa pret një pemë me një sëpatë.

“ Është një gjendje të mirë fizike e kalon kohën në gjueti të kafshëve dhe merret me pemët’ shprehet kordinatorja e zonës e cila shpjegon se indigjeni nuk dëshiron të ketë kontakte me pjesën tjetër të shoqërisë.

'Njeriu i pyllit' nuk është i vetmi që qëndron larg, si ai në Amazonë ka edhe tribu të tjera nomadësh që merren me peshkim dhe jetojnë në zona të vogla të pyjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596