INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rreth 113 vite në fund të detit, zbulohet anija me 200 ton flori [Video]

Rreth 113 vite në fund të detit, zbulohet anija me 200 ton flori [Video]

Publikuar më: 09:10 21-07-2018

Nuk është aspak një film me piratë. Një luftanije ruse e fundosur 113 vite më parë është zbuluar nga një ekip zhytësish në Korenë e Jugut.

Një ekip zhytësish nga Koreja e Jugut, ka zbuluar mbetjet e luftanijes ruse Dimitrii Donskoi, e cila ishte fundosur 113 vite më parë.

Luftanija e njohur si ‘Dimitri’ u nis nga ishulli Ulleungdo në vitin 1905, dhe qëllim kishte të mos bie në duart e japonezëve gjatë betejës së Tsushimas në kohën e luftës ruso-japoneze.

Ekspertët thonë se në momentin e fundosjes luftanija ruse kishte në bord 200 ton ar me vlerë 133 miliard dollarë.

Për vite me radhë është kërkuar për gjetjen e kësaj luftanije, por ajo u zbulua ditët e fundit në një thellësi 434 metra, rreth një milje larg brigjeve të Ulleungdo.

Ata po punojë për të nxjerrë jashtë arin, që ndodhet i futur në kuti prej hekuri.

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178