INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të shkarkohet Basha sot? Votimi i Statutit të PD-së do ta tregojë [VIDEO]

A do të shkarkohet Basha sot? Votimi i Statutit të PD-së do ta tregojë [VIDEO]

Publikuar më: 16:19 20-04-2018

Demokratët mblidhen në Këshillin Kombëtar ku pritet të votohen ndryshimet në Statutin e Partisë, ndryshime të cilat u bënë publike vetëm pak orë përpara se të mblidhej Këshilli. Çështja më e debatuar mes kritikëve të Lulzim Bashës ka qenë dhe ajo e shkarkimit të Kryetarit të Partisë, çështje e cila në fakt e kishte zgjidhjen edhe në statutin e vjetër, në pikën 4 të nenit 35,ku flitej për Kompetencat e Kuvendit Kombëtar të partisë.

Statuti i PD i vjetër:
Pika 4 - vendos për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar;
I njëjti parashikim është i përfshirë edhe ndryshimet e reja statusore, në pikën 4 të nenit 48.
Propozimin për Statutin e PD, neni 48:
Pika 4- Vendos për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar”
Nga një analizë e ndryshimeve të propozuara nga grupi hartues, Fatbardh Kadilli thotë për In News së qëllimi i ndryshimeve të propozuara është garantimi i zgjerimit të demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e anëtarësisë në vendimmarrje. Ndërsa sa i përket funksionit të kryetarit, Kadilli jep këtë përgjigje.
Fatbardh Kadilli:
“Ka të njëjtat kompetenca, nuk është prekur asnjë kompetencë, as nuk i është shtuar e as nuk i hequr asnjë kompetencë kryetarit të partisë.
Sink nuk i hiqen dhe as nuk i shtohen kompetenca.
Kadilli nuk nguron të thotë se kritikët e Lulzim Bashës të gjitha çështjet e ngritura prej tyre që nga shkarkimi e deri tek bordet financiare kanë qenë të zgjidhura në statutin e vjetër. Por pse ata kanë lëshuar kritika të forta në drejtim të Lulzim Bashës?
Fatbardh Kadilli:
“Nëse primare është rivalizomi i brendshëm, atëherë gjithkush ka të drejtën të vendosë si të dojë. Statuti nuk është një shkop që zgjidh problemet, nuk zgjidh ambiciet, nuk zgjidh pëlqimet apo mospëlqimet se si po drejtohet partia”.

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041