INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bushati skeptik?! ‘Duhen shtuar përpjekjet për plotësimin e kushteve të Brukselit’ [VIDEO]

Bushati skeptik?! ‘Duhen shtuar përpjekjet për plotësimin e kushteve të Brukselit’ [VIDEO]

Publikuar më: 16:07 20-04-2018

Entuziazmi për marrjen e rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave i ka lënë vend tashmë përgjegjësive të qeverisë shqiptare në mënyrë që në fund të muajit qershor vendet anëtare ti hapin dritën jeshile Shqipërisë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zgjedhur ERTV për të dhënë mesazhin e qartë se përpjekjet për plotësimin e kushteve të Brukselit duhet shtuar përgjatë kësaj kohe. 

Ditmir Bushati:
“Duhen më shuam përpjekje. Duhen përpjekje për të shkuar drejt tryezë së bisedimeve për anëtarësim, duhen përpjekje për të rritur standardet dhe mirëqenien për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, të cilët kanë një orientim të qartë euroatlantik . Duhen përpjekje për të vijuar procesin e reformimit të jetës institucionale në vend, për të larë sa më shumë hesape me krimin e organizuar dhe korrupsionit. Por të pastruar titujt e pronësisë”
Duke theksuar rëndësinë për të punuar deri në minutën e fundit, atëherë kur këshilli evropian, të marrë vendimi nëse do ti hapë dritën jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërisë, Bushati bashkohet në një pikë me Lulzim Bashën, për sa i përket këtij procesi.

Article Logic
Execution time: 0.0033698081970215