INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vendimi i Gjykatës së Apelit për 11 kuksianët s’pritej! 7 nga ta lirohen, të tjerët...[VIDEO]

Publikuar më: 16:35 20-04-2018

11 të arrestuarit që protestuan kundër taksës së Rrugës së Kombit dhe qindra familjarë të tyre kanë pritur me ankth sot vendimin e apelit, që në fakt ndodhi ajo që nuk e prisnin. U liruan 7 nga ta, por me kushtin detyrim paraqitje dhe 4 të tjerë mbetën në burg.

Gjithësesi Gjykata e Apelit në Shkodër nuk pranoi si provë videot e momentit të arrestimit të protestuesve, të cilat u paraqitën nga avokatët e tyre.
Një nga kukësianët që është dënuar me arrest shtëpie ka habitur të gjithë gjatë dëshmisë së tij që tha se nuk kanë qënë fare në protestë e për këtë kishte dhe dëshmimtarë.
Jashtë ambjenteve të Gjykatës kanë qëndruar për orë të tëra protestues nga e gjithë Shqipëria në shenjë solidaritetin për të arrestuarit. Ata kanë hedhur tymuese dhe me pankarta në duar kanë lëshuar dhe thirrje kundër qeverisë.
Edhe opozita ka mbështetur këtë protestë dhe depuetët e saj kanë mbajtur qëndrime të ashpra deri dhe të frikëshme.
“Do përdorim çdo rrugë për të liruar dhe 4 kukësianët e tjerë,” tha deputeti Spaho. Ndërsa Spahia, “kërcënoi” me revoltë mbarë popullore.

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441