INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shumica “JO” amendimit të Vetingut [VIDEO]

Publikuar më: 14:55 30-11-2016

Lulzim Basha më 29 nëntor 2016:
“Në lidhje me vetingun i bëj thirrje Edi Ramës që të amendojmë ligjin pa pasur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që tani”.
Kjo deklaratë e  Lulzim Bashës një ditë më parë, duket se ka hasur në “murin” e shumicës. Kryetari i Komisionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafa e cilësoi absurde kërkesën e demokratëve.
Fatmir Xhafa:
“Kjo është gjëja më absurde që kam dëgjuar ndongjëherë”.
Por ku qëndron absurditeti për Fatmir Xhafën?
Fatmir Xhafa:
“Si mund të rrëzohet Gjykata Kushtetuese
Për Xhafën qëllimi i vërtetët i opozitës sa i përket “Vetingut” është bllokimi i zbatimit të këtij ligji, e kjo thotë ai ka qënë dhe arsyeja e vërtetë se përse opozita i është drejtuar Kushtetutës për këtë çështje.
Fatmir Xhafa:
“Pazari politik më i rëndësishëm se vendimet e Kushtetueses”.
Xhafa paralajmëroi se në muajin dhjetor do të fillojë puna për fazën e tretë të reformës në drejtësi, ku parashikohen rreth 40 projekligje për shqyrtim. Duke parë interesimin e medias për Vetingun Xhafa lëshoi këtë batutë.
Fatmir XHafa:
“Silleni ju opozitën”.

Article Logic
Execution time: 0.002406120300293