INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Blushi propozon, pakt të madh midis forcave politike, për çeljen e negociatave

Publikuar më: 14:49 30-11-2016

Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, në një konferencë për shtyp ka folur për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian duke theksuar se fajtore për këtë situatë janë forcat politike. “Në Europë nuk shkon dot vetëm qeveria dhe nuk shkon dot klasa politike pa popullin”-deklaroi kreu i “LIBERA”-s. Sipas tij, klasa shqiptare duhet të heqë dorë nga tradita e vjetër sipas së cilës integrimi është një medalje për zgjedhjet, dhe duhet të ulen për një pakt të madh evropian të përshpejtojë procesin e integrimit duke krijuar më shumë besim tek partnerët europianë ”.
“Këto ditë kam dëgjuar shumë deklarata të padenja të cilat nuk do të ndalen edhe në ditët e ardhshme, nëse ishte vetingu, apo dyshimet mbi zgjedhjet, nëse është përhapja e kanabisit apo kriminalizimi i politikës, pengesa kryesore për mjegullën që është krijuar në horizontin europian të Shqipërisë.
Natyrisht që janë të gjitha bashkë.
Edhe shtyrja e procesit të vetingut, edhe kanabizimi, edhe kriminalizimi, edhe korrupsioni, edhe pasiguria për zgjedhjet e vitit 2017”- theksoi Blushi Sipas tij “për të gjitha këto arsye fajtorët janë në Shqipëri dhe arsyet janë në Tiranë, dhe as në Bruksel dhe as ne Berlin”. Më tej kryetari i LIBERA-s shprehu bindjen se fajtorë për vonesën e çeljes së negorciatave janë vetë Shqiptarët.
“Ka ardhur koha ta pranojmë se jane disa shqiptarë ata që po vonojnë Shqipërinë të antarësohet në Bashkimin Europian. Fajtorët janë partitë dhe viktima është populli”

“Mund të zbatojmë “vetting”-un pa humbur kohë. Ka edhe pak kohë për përmbushjen e kritereve. Është koha të merremi vesh për Europën“, shtoi Blushi.

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332