INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatos Lulo ‘viktima' e parë e Vettingut por çfarë thotë Edi Rama

Fatos Lulo ‘viktima' e parë e Vettingut por çfarë thotë Edi Rama

Publikuar më: 16:47 23-03-2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, pasi nuk ka justifikuar pasurinë e tij. kjo ka sjellë reagimin e politikës shqiptare. I pari që ka reaguar ka qenë Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një reagimi në facebook e ka cilësuar fillim të mbarë shkarkimin e Lulos.
Edi Rama:
“Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë ? Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma ??”
Fatos Lulo ka kaluar në filtrat e KPK-së prej 5 muajsh, së bashku me aftësitë profesionale, lidhjet e tij dhe pasuritë. Pas verifikimit gjyqtarit kushtetues iu përmend si i dyshimtë vetëm burimi i pasurive. Relatorja e çështjes Etilda Çiftja, pasi mori në shqyrtim të gjithë dosjen konkludon se Fatos Lulo ka kryer deklarim të rremë, për sa kohë nuk dihet burimi i pronave që ai disponon.

Article Logic
Execution time: 0.0022637844085693