INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj u tërheq veshin ministrave: Nuk shkohet në BE sa herë ju do qejfi

Haradinaj u tërheq veshin ministrave: Nuk shkohet në BE sa herë ju do qejfi

Publikuar më: 16:43 23-03-2018

Kryeministri Ramush Hardinaj u ka tërhequr vëmendjen ministrave të tij për vizitat e bëra në Bruksel. “Nuk është mirë që në institucione të BE-së non stop të kenë vizita prej ministrive tona pa ndonjë koordinim të mirëfilltë”, tha kryeministri i Haradinaj. Ai kërkoi që tani e tutje vizitat në Bruksel nga ministritë të bëhen në koordinim me ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Integrimeve. Haradinaj foli për mediet pas mbledhjes së Qeverisë. Ai bëri të ditur se pas ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, është duke u punuar për korrigjimin e saj. Ndërsa, sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Haradinaj tha se nuk ka pasur mundësi deri tani, që të merret me të. Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e Kosovës miratoi strategjinë Kundër Korrupsionit për 2018-2022 .

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219