INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burgjet britanike ''mbushen'' me shqiptarë

Burgjet britanike ''mbushen'' me shqiptarë

Publikuar më: 16:26 23-03-2018

The Guardian, ka shkruar një shkrim në lidhje me të burgosurit shqiptarë në Britani. Shkrimin e nis me një konotacion të tillë: Gangsterrët shqiptarë të drogës, janë trefishuar në burgjet britanike.
Të dhënat janë marrë nga Ministria e Drejtësisë së Britanisë dhe rezulton se 726 të burgosur janë nga Shqipëria në një kohë që në 267 që ishin në 2013.
Shumica janë dënuar për vrasje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni, pastrim parash, kërcënim për vrasje apo trafikim njerëzish.
Sipas The Guardian, shqiptarët përbëjnë grupin e tretë më të madh të personave që burgosen në Britani, pas Irlandezëve dhe polakëve me një kosto totale prej 53 milionë paudësh nga taksapaguesit. Ndërsa Agjencia Kombëtare e Krimeve thekson se shqiptarët e drogës janë një kërcënim potent, pasi përdorin rrugë të ndryshme për të mbrojtur bizneset e tyre dhe se kanë influencë të madhe për të shpërndarë kokainë në Britani.

Article Logic
Execution time: 0.0033740997314453