INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Temperaturat 5 gradë nën zero, ngrica në zonat malore

Temperaturat 5 gradë nën zero, ngrica në zonat malore

Publikuar më: 15:11 30-11-2016

Ndërprerja e reshjeve të dëborës i ka lënë vendin temperaturave të ulëta në vendin tonë, të cilat kanë arritur deri në -5 gradë celcus. Në zonat malore në veri dhe juglindje të vendit, si pasojë e uljes së temperaturave, janë konstatuar ngrica dhe akull në disa akse rrugore. Autoritet përgjegjëse i kanë trajtuar rrugët me kripë dhe skorje, ndërsa sugjerojnë përdorimin e zinxhirëve. Sipas Shtabit të Emergjencave respektive, nuk ka rrugë të bllokuara.
Në Kukës, gjatë orëve të paradites rrugët ishin të pushtuara nga shtresat e akullit, çka ka shkaktuar probleme në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Ndërkohë Bashkia po punon me tre automjete për hedhjen e kripës në rrugë. Trashësia e borës në qytet arriti 8 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 30 cm.
Theksojmë se Rruga e Kombit është e pastër dhe  qarkullimi është normal, ndërkohë që në Kukës proçesi i mësimit vazhdon normalisht. Bashkia pohon se po shtohen furnizimet me lëndë drusore në të gjithë shkollat.
Në qarkun e Dibrës, në zonat e thella trashësia e dëborës arrin deri në 20 cm.
Sipas Shtabit të Emergjencave, njësitë administrative Kalaja e Dodës, Lura, Selishta, Trebisht, nuk  raportohen për probleme me qarkullimin apo bllokim  rrugësh,  as për mungesë të energjisë.
Në aksin nacional Qaf Bualli-Peshkopi ka pasur probleme në orët e mëngjesit nga ngrica dhe akulli.
Firmat që mirmbajnë rrugën nacionale janë në gatishmëri, duke hedhur kripë dhe skorje në pikat që janë më problematike.
Temperaturat në zonën e Bulqizës kanë arritur shifrën ekstreme -5.
Në qarkun e Korçës, reshjet e borës kanë pushuar, dhe nuk konstatohen probleme në asnjë prej akseve rrugore.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383