INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: PD do t’i shpenzojë paratë për subvencione, jo si Rama për luks

Basha: PD do t’i shpenzojë paratë për subvencione, jo si Rama për luks

Publikuar më: 15:20 30-11-2016


Kreu i Partisë Demokratike ishte në Sarandë ku zhvilloi takim me fermerët e Xarës, fshatit të njohur për prodhimin e mandarinave. Gajtë këtij takimi Basha e vuri theksin tek subvencionet dhe tek puna që do të bëjë opozita nëse vjen në pushtet, ndërsa akuzoi qeverinë Rama se po harxhon paratë për shpenzime luksi.
Lulzim Basha:
“Subvencionet për bujqësinë nuk do ju përjashtojnë ju, ju do të merrni subvencione, do të merrni grante. Do të merrni para për të mbështetur prodhimin tuaj dhe po kështu ne do të ndërhyjmë për të ndërtuar infrastrukturën, për të mbyllur rrugët që kanë mbetur akoma pa mbyllur dhe për t’ju dhënë ju akses të plotë në treg. Kjo do të ndryshojë me qeverinë tonë, paratë janë. Në qoftë se paratë nuk shpenzohen për luks qeveritar, në qoftë se nuk ndahen me miqtë e kryeministrit ato mjaftojnë për të mbështetur bujqësinë; ato mjaftojnë për subvencione për çdo fermer në bazë të prodhimit”
Ndërkohë gjatë takimit me Operatorët Turistikë, Basha dha garancinë se kur Partia Demokratike të jetë në qeveri do ti japë fund ndryshimit të paparashikuar të legjislacionit. “E para ajo që ne kemi thënë për të gjithë sektorët është ulja e taksave. Në raport me TVSH-në ne do ta ulim për të gjithë Shqipërinë për të gjithë aktivitetin ekonomik nga 20 për qind në 15 për qind. Dhe po shqyrtojmë një shkallë të veçantë vetëm për turizmin”- u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417